“Deklarata antikombëtare”/ Kurti godet Edi Ramën: Ti nuk e meriton të jesh kryeministër i shqiptarëve

“Deklarata antikombëtare”/ Kurti godet Edi Ramën: Ti nuk e meriton të jesh kryeministër i shqiptarëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm politik.

Këto deklarata Rama i bëri gjatë një interviste në mediat shqiptare, derisa ka folur edhe për Marrëveshjen e lëvizjes së lirë, të cilën e kanë nënshkruar me Zoran Zaevin dhe Aleksandër Vuçiqin në Shkup.

E pas këtyre deklaratave ka reaguar kreu i Rpublikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

Ai thotë se Rama nuk e meriton të jetë Kryeministër i shqiptarëve.

Sipas tij këto janë deklarata antkombëtare të Ramës, të cilat janë transmetuar edhe në mediat serbe.

Postimi i plotë:

Derisa ky pseudo politikan apo më mirë të them argati i Beogradit na tregon se “Kosova paska hyrë në një cikël të rrezikshëm politik”, në çfarë cikli e ke futur Shqipërinë kur 60.000 fëmijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së (sipas statistikave të Eurostat).

Ti nuk e meriton të jesh Kryeministër i shqiptarëve.

Këto deklarata anti Kombëtare të Edvin K. Rames i gjejmë në të gjitha mediat serbe!