Deliu-Kodra kërkon nga Qeveria të hapen më shumë qendra vaksinimi

Deliu-Kodra kërkon nga Qeveria të hapen më shumë qendra vaksinimi

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Ndërkohë ka kërkuar nga qeveria që të marrë masa për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Deliu-Kodra thotë se qeveria duhet të marrë masa duke u mundësuar qytetarëve vaksinimin pa pritje të gjata. Thotë se njerëzit po presin deri në dhjetë ditë për termin derisa po presin me orë në qendra të vaksinimit.

“Kam marrë dy dozat e vaksinës. Në këto ditë me numër kaq të shtuar të infeksionit me virusin e veçanërisht kur ka paralajmërime për një valë të re me Delta, unë mendoj që nuk është e tepërt thirrja që qytetarët të mos hezitojnë por të shkojnë në qendra të vaksinimit”, tha Deliu-Kodra.

‘Qendra të vaksinimit duhet të hapen edhe më shumë sepse ju e dini që vikendeve qendra e vaksinimit në Prishtinë është e mbyllur. Qytetarët po kërkojnë çdo ditë mundësi që të vaksinohen por pritjet janë të gjata prandaj duhet të ketë fleksibilitet që një numër sa më i madh i qytetarëve të vaksinohen sepse unë mendoj se është preventiva më e mirë”, tha Deliu-Kodra.

“Qeveria duhet të ndryshojë masat e të jetë pranë qytetarëve të vendit sepse përndryshe ne do ta kemi vjeshtën dhe dimrin e vështirë”, shtoi ajo.