Dikur e bënë edhe për Sali Berishën, fansi i “çmendur” pas saj befason Luana Vjollcën me atë që ka bërë në trupin e tij

Dikur e bënë edhe për Sali Berishën, fansi i “çmendur” pas saj befason Luana Vjollcën me atë që ka bërë në trupin e tij

Luana Vjollca është një nga prezantueset më të dashura për publikun shqiptar, pas kaq shumë viteve në ekran. Të gjithë e dinë se ajo ka shumë fansa fanatikë, që ndonjëherë bëjnë veprime nga më të çmendurat për të dhe njëri prej tyre i ka kaluar pritshmëritë

Pak më parë, në Instagram-in e saj, ajo iu ka treguar të gjithëve se çfarë ka bërë një fans “i çmendur” për të. Luana ka treguar se një ndjekës ka bërë portretin e saj tatuazh, duke e “gdhendur” përgjithmonë në trup, gjest që Luana e ka vlërësuar shumë.“Tatuazh i vërtetë”, shkroi moderatorja krahas fotos ku dukej portreti i saj gdhendur në krahun e fansit.

Pak kohë më parë një gjë të tillë, një djalë e ri e ka bërë për ish-kryeministrin Sali Berisha, gjest që në atë kohë u bë viral.