E rrallë: Ministri i Kosovës shkon në Beograd, zbulohet arsyeja

E rrallë: Ministri i Kosovës shkon në Beograd, zbulohet arsyeja

E plotësuar) – Samiti i parë Hekurudhor ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor është mbajtur sot në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Përveç Serbisë, në takim ishin prezent edhe Kosova, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Kosova në këtë Samit u përfaqësua nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Sipas kryeministres serbe Ana Brnabiq, nga ky takim janë planifikuar 6 miliardë euro investim hekurudhor në Serbi.

Ky Samit është organizuar nga Komuniteti i Transportit, Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Samiti Hekurudhor i Ballkanit Perëndimor mbledhë anëtarë të Komunitetit të Transportit, institucioneve financiare ndërkombëtare, industrisë së transportit dhe universiteteve. Qëllimi i tij është të avancojë agjendën e politikave rajonale, evropiane dhe globale të transportit, si dhe të sigurojë që ajo të vazhdojë të kontribuojë në një zhvillim më të sigurt, efikas, ndërveprues, të digjitalizuar, të qëndrueshëm dhe të gjelbër të sistemeve të transportit hekurudhor në rajonin e Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu po qëndron për vizitë në Beograd.

Në kryeqytetin e Serbisë, Aliu nënshkroi bashkë me ministrat e pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor marrëveshje që kanë të bëjnë me lidhjen e rajonit përmes hekurudhave.

Në këtë ngjarje kanë folur komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar paraprakisht për vizitën e ministrit të Kosovës në Beograd. Kjo është ndër vizitat e rralla të një zyrtari nga Kosova në kryeqytetin serb.