E trishtë! Nëna vdes pasi piu urinën e saj për të shpëtuar fëmijët nga mbytja duke i ushqyer me gji

E trishtë! Nëna vdes pasi piu urinën e saj për të shpëtuar fëmijët nga mbytja duke i ushqyer me gji

Një nënë ka shpëtuar dy fëmijët e saj duke i ushqyer me gji për katër ditë, ndërsa ajo pinte urinën e saj pasi anija me të cilën po udhëtonin u shkatërrua. Mariely Chacon, 40 vjeç, mbajti gjallë dy fëmijët e saj pasi anija e tyre u shkatërrua pas një udhëtimi në një ishull në Oqeanin Atlantik. Ajo kishte pirë urinën e saj që të kishte energji për të ushqyer me gji fëmijët, ndërsa ata lundronin në rrënojat e anijesh shumë larg detit. Ekipet e shpëtimit gjetën fëmijët që mbanin trupin e nënës së tyre mbi mbetjet e anijes dhe ata u dërguan me urgjencë në spital me dehidratim dhe djegie të shkallës së parë. Nëna dhe fëmijët e saj kishin qenë në varkë me dadon e tyre e cila gjithashtu mbijetoi duke u fshehur në një frigorifer për t’i shpëtuar nxehtësisë.

Por pesë të tjerë përfshirë burrin e Chacon janë ende të zhdukur. Ekuipazhi nëntë anëtarësh ishte nisur nga Higuerote në Venezuelë për në ishullin e pabanuar të Karaibeve Tortuga më 3 shtator. Zyrtarët konfirmuan se Chacon, e cila vdiq nga dëmtimi i organeve të shkaktuara nga dehidratimi, i mbajti fëmijët e saj të gjallë duke pirë urinën e saj në mënyrë që ajo të mund t’i ushqente me gji. Humberto Chacón, babai i gruas, tha se lundrimi me varkë ishte “thjesht një udhëtim familjar për të argëtuar fëmijët”.