E vërteta pas demonëve të paralizës së gjumit

LAJME

Paraliza është e vërtetë, ajo ndodh gjatë kohës së zgjimit nga një ëndërr. Gjatë këtyre momenteve, truri fik sinjalet e trupit që ta ndalojë të veprojë gjatë kohës që fle. Nëse zgjohesh gjatë kësaj kohe, je tërësisht i vetëdijshëm, por e ke të pamundur të lëvizësh.

Po demonët? Përvojat e ngjashme me ëndrrat e vërteta, quhen halucinacione që shihen kur po na zë gjumi ose po zgjohemi dhe shpesh ngatërrohen me makthet. Gjatë tyre, mund të ndodhë të shohësh njerëz apo figura misterioze që shoqërohen me paralizë gjumi.

Shpjegimi për këtë është faza e lëvizjes së shpejtë të syrit (REM) gjatë gjumit. Aktiviteti i trurit është tepër i lartë duke bërë të jemi pjesërisht të vetëdijshëm. Kjo do të thotë se po shohim botën e vërtetë, por në të njëjtën kohë po ëndërrojmë, një recetë e përsosur për të imagjinuar gjëra që nuk janë.

Pika kryesore është që demonët e paralizës së gjumit nuk janë të vërtetë, edhe pse përvoja e të ndjerit i zënë në kurth brenda trupit tënd mund të jetë e frikshme. E rëndësishmja është se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, është një fenomen i zakonshëm në të paktën 1.7-40% të njerëzve.