EKSKLUZIVE\\ LAJM I MADH – Nga SHBA përgjigjen a e pranojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë?

LAJME

A e pranon SHBA bashkimin e Kosovës me Shqipërinë?Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka folur për të ardhmen e Kosovës dhe raportet e saj me Shqipërinë.“Nuk e shohim Shqipërinë e Madhe zgjidhje për Kosovën, aq më shumë se Serbinë e madhe si zgjidhje për Serbinë. Kosovën e kemi partnere si shtet sovran dhe të pavarur”, tha ai.Palmer ka thënë se SHBA mbështet Kosovën si shtet sovran dhe dëshirojnë ta shohin të integruar në BE, NATO dhe anëtare të Kombeve të Bashkuara.

“E mbështesim Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur dhe punojmë që partneri ynë të jetë sa më e fortë dhe e begatshme. Ne punojmë që Kosova të jetë anëtare e NATO-s, OKB-së dhe Kombeve të Bashkuara. Ky është vizioni ynë për Kosovën dhe besojmë se ky vizion mbështetet edhe nga shumica e spektrit politikë në Kosovë”, tha Palmer në RTV Dukagjini.