Flet vëllai i viktimës: Motrën ma vrau kur po hante bukë, plumbi e kapi në …

LAJME

Një krim i rëndë në familje është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhupan të Fierit.

Burri 31 vjeçar Elton Meta ka shkuar në banesën e ish vjehrrit dhe ka vrarë me armë zjarri ish bashkëshorten e tij.

Vëllai i viktimës, Armando Bengaj pas ngjarjes së rëndë është shprehur se autori kishte dalë nga burgu më 20 korrik. Ai ka akuzuar gjykatësit dhe prokurorët sipas tij të korruptuar që e kanë lënë të lirë.

Bengaj u shpreh se autori kishte kërkuar ta vriste dhe atë, ndërsa e motra kishte marrë një plumb në mushkëri dhe kishte ndërruar jetë në vend.

“Mamaja kishte dëgjuar derën, kur e kishte vënë re që nuk ishte dora ime që kishe hapur derën kishte ardhur aty. Ka dalë nga burgu më 20 korrik. Nuk e di pse ka dalë, fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerëz kriminelë dhe sot bëri hatanë e madhe. Nuk kam cfarë të them. Mua më tha nusja e cila është shtatzënë dilni. Më kishte kërkuar dhe mua për të më vrarë. Ai ishte një frikacak që të vriste prapa krahëve, trimi del përballë jo nga mbrapa. Nuk kemi më frikë, le të vijë. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkërti. Nuk u transportua në spital. Të tjera gjëra unë nuk di,” tha vëllai.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 dje,ndërsa autori është arratisur pas krimit.