FSK-ja marshon bashkë me ushtrinë amerikane në nderim të viktimave të 11 shtatorit

LAJME

Në kuadër të bashkëpunimit me pjesëtarët e ushtrisë amerikane nga “86th Infantry Brigade Combat Team – Mountain”, regjimenti i parë i këmbësorisë së Forcave Tokësore të FSK-së realizoi marshimin kondicional për nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pjesëmarrës në marshim ishin pjesëtarë nga Regjimenti i Parë i KFT-së dhe nga “86th Infantry Brigade Combat Team – Mountain”.

Marshimi është realizuar në fshatrat e komunës së Ferizajt dhe është përmbyllur me homazhe te memoriali i Beau Bidenit, në afërsi të kampit “Bondsteel”.