“Hashim Thaçi e Isa Mustafa ia lanë asociacionin si ‘Kopίl’ para dere Albinit”

LAJME

Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin për disa vite me radhë ishin zëri kundërshtues i ish-pushtetarëve.

Kjo vazhdoi për disa vite me radhë, deri në momentin kur ata përfundimisht u larguan nga pushteti dhe Kurti fitoi dy palë zgjedhje me partinë e tij.

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka kujtuar kohën kur Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, protestuan dhe e mbrojtën vendin nga disa kauza të rrezikshme të udhëheqësve të atëhershëm.

Ai këtë e ndërlidhi me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku tani i ka mbetur barrë kryeministrit Kurti.

Fillimisht, Maxharraj përmendi kohën kur Vetëvendojse kundërshtoi formimin e Gjykatës Speciale, ndonëse lideri i atëhershëm i cili tani gjendet në Hagë, Hashim Thaçi insitoi që një gjë e tillë të bëhej dhe ia arriti qëllimit. Mirëpo, kjo i kushtoi këtij të fundit, pasi Specialja ngriti aktakuzë ndaj tij.

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj

“LVV protestoi ashpër edhe atëherë kur liderët e Kosovës ne krye me Hashim Thaçin e formuan Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë. Bile në vend se ta refuzonin këtë gjykatë ata më ngulm insistonin që ajo të formohet me ligjet e Kosovës. Çfarë edhe ndodhi, sepse mendonin se nuk do të përfundojnë atje, por që ata tani gjenden në Hagë.

Pra, LVV sipas aktivitetit që po zhvillonte po forcohej gjithnjë e më shumë, por rritej anëtarësia, sepse populli filloj të drejtoi shpresën kah ajo, edhe përkundër ndërskamcave që ia bënin PAN-istët dhe SHIK me shantazhe dhe kërcënime të ndryshme duke filluar nga Hashim Thaçi e më poshtë. Kështu LVV u bë një organizatë politike e fuqishme ne Kosovë, e cila edhe i fitoi dy palë zgjedhje më radhë duke i lënë pas, partitë tjera që e kishin qeverisë keq vendin për një kohë te gjatë”, deklaroi profesori.

Tutje, Maxharaj vlerëson se Kurti është lider i pakontestueshëm i saj, duke përmendur sakrificat e tij gjatë kohës së përballjes me komandantët, sa ishte pjesë e opozitës.

“Para disa viteve Albin Kurti më një grup aktivistësh e formoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe sot e kësaj dite është lider i pakontestueshëm i saj. Më kalimin e kohës, si dhe me keqpërdorimet që bëheshin nga qeveritarët komandantë LVV për ditë e më tepër po rritej, sepse ajo nuk pajtohej me shumë veprime të dëmshme që komandantët po i bënin shtetit. Lëvizja zhvillohej për çdo ditë, rritej për çdo ditë duke aderuar anëtarë të rinj që pajtoheshin me kauzën e Lëvizjes. Ajo shtohej dhe zhvillonte aktivitete kudo me protesta në rrugë por edhe në parlament”, theksoi ai.

Po ashtu, analisti nga Amerika beson se Vetëvendosje që nga hyrja e saj në politikë, pikësynim të saj e kishte mbrojtjen e aseteve shtetërore nga komandantët të cilët po i shkatërronin ato.

Ai u shpreh se klani Pronto me PAN-in nuk u ndalën dhe filluan ta prekin sovranitetin e vendit, duke ia bërë argatin Serbisë.

“Gjatë rrugëtimit të saj Lëvizja Vetëvendosje ishte digë e madhe ndaj sjelljeve të komandantëve të cilët për çdo ditë e më shumë po e vjedhnin dhe plaçkitnin vendin në emër të UÇK. LVV me liderin e saj, Albin Kurtin pikësynim e kishte ruajtjen e aseteve të saj shtetërore të cilat komandantët po i shkatërronin dita me ditë përmes privatizimit i cili u shit gati se falas. Por, LVV reagoi bile edhe protestoi ashpër kur qeveritarët e korruptuar të mbledhur rreth PAN-it dhe klaneve tjera mafioze, siç ishte klani Pronto i rrëzuan shtyllat e shtetit si ekonominë, arsimin, shëndetësinë, etj. Por, ia nisën të prekin edhe në sovranitetin e shtetit përmes dialogut me Serbinë duke ia bërë argatin asaj në kërkesat jo reale që i parashtronte”, nënvizoi Maxharraj.

Në fund, profesori përmendi disa nga protestat më të mëdha që Lëvizja Vetëvendosje i bëri në të kaluarën, e ku njëra ndër to ishte edhe falja e Çakorrit, të cilën nuk arritën ta ndalin.

Por, krahas kësaj, çështja e Asociaciont i mbet Kurtit, pasi kjo nuk u arrit të zgjidhet gjatë qeverisjes së Thaçit, Mustafës e Haradinajt.

“Kështu, LVV me Albin Kurtin në krye protestoi ashpër kur iu vu thika Çakorrit të cilën ia shitën apo ia falën Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Harajdinaj. Për këtë bënë protesta dhe qëndresë për disa vite, por kot Çakorri më një sipërfaqe 8200 km katror iu dha si në shuplakë te dorës Malit të Zi, i cili gjatë historisë as me luftë nuk kishte mund ta merret, sepse kreshnikët e Rugovës e mbronin sepse ishte i tyre, aty i kishin lindjet e vdekjet, aty i kishin varrezat e të parëve, aty i kishin doket dhe zakonet. Krejt këtë e bënë gjoja në emër të liberalizimit të vizave çfarë nuk ishte e vërtetë.

Por, LVV protestoi edhe kur Hashim Thaçi gjatë dialogut me Serbinë i futi thikat në hartën e Kosovës të cilën donte ta ndante me Serbinë, sepse ishte i shantazhuar dhe i zënë rob nga ajo. LVV protestoi ashpër në rrugë e parlament kur Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa u pajtuan me Serbinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbë me kompetenca ekzekutive, pra donin ta sillin një “mini-shtet” serb në zemër të Kosovës që këtë projekt Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë me 23 nene kundër kushtetuese, e që këtë asociacion tani ia lanë Kurtit si kopil te dera te merret me të”, përmbylli Binak Maxharraj