Imami arab tha se flamuri kombëtar duhet të hidhet në plehra, reagon Hoxha Fatmir Latifaj

LAJME

Hoxha Fatmir Latifaj i ka reaguar një imami arab i cili në Gjermani kishte thënë se flamuri kombëtar shqiptar duhet të hidhet në plehra.

Një imam i quajtur Abu Rumaisa, i cili shërben në xhaminë e Braunschweig në Gjermani, gjatë një ligjërate e të tij iu ka bërë thirrje shqiptarëve qe e frekuentojnë këtë xhami që flamurin shqiptar ta ‘hedhin në koshin e plehrave’.

Këtë përgjigje ai e kishte dhënë kur ishte pyetur nga një person se a mund ta mbajë një aksesor me flamurin shqiptar që ia kishte dhuruar një shqiptar.

“Hidhe në bërllog”, u përgjigj menjëherë imami Abu Rumaisa duke shtuar se ky flamur përfaqëson qafirat dhe jo myslimanet dhe është kundër islamit.

E Latifaj i ka reaguar këtij imami.

Ai deklaroi se kushdo që e fyen flamurin kombëtar shqiptar në emër të islamit, realisht ai është armik i islamit.

“Kush na e fyen flamurin tonë shqiptar në emër të Islamit ai është armiku i Islamit”, shkroi hoxha Latifaj.

Fatmir Latifaj shtoi se edhe nëse dikush në emër të kombit shqiptar e fyen islamin, ai është armik i kombit shqiptar.

“Po i njëjti është edhe ai që na e fyen Islamin në emër të Shqiptarisë, ai është armik i Shqiptarisë.”, shtoi Latifi.

Postimi i plotë:

REAGIM NË MBROJTJE TË FLAMURIT KOMBËTAR

Kush na e fyen flamurin tonë shqiptar në emër të Islamit ai është armiku i Islamit, po i njëjti është edhe ai që na e fyen Islamin në emër të Shqiptarisë, ai është armik i Shqiptarisë.

Me respekt, Hoxhë Fatmir Latifaj!/Kosova ime