Ish ministri i LDK-së, banesa, shtëpi e para në Suedi, pasuria e tij kalon milionat

Ish ministri i LDK-së, banesa, shtëpi e para në Suedi, pasuria e tij kalon milionat

Ish Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka publikuar pasurinë e tij në kohën kur ishte ministër. Ai ka deklaruar se pasuria e tij e paluajtshme kalon vlerën mbi 1 milionë e 364 mijë euro, duke përfshirë një shtëpi, dy banesa, truall e troje të tjera.

Abrashi e ka deklaruar edhe një veturë në vlerën 4.500 euro, si dhe është deklaruar pronar në një firmë private në vlerën një mijë euro.

Mbi 120 mijë euro janë nga kursimet e tij, një pjesë i mbanë në Suedi në emër të bashkëshortes dhe një pjesë të madhe të deklaruar në emër të babait të tij.

Ndërkaq borxhet e tij, kredi të ndryshme kalojnë vlerën mbi 214 mijë euro.

Të hyrat vjetore të tij, përfshirë edhe ato të babait të tij që punon në QKUK, dhe bashkëshortes që punon në Suedi, kapin vlerën mbi 77 mijë euro.

Në total pasuria e tij kalon vlerën e mbi 1 milionë e gjysëm të deklaruar tek Agjencia Kundër Korrupsionit./Bota sot