Ishte duke punuar, bie nga lartësia dhe humb jetën 55-vjeçari

Ishte duke punuar, bie nga lartësia dhe humb jetën 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajës.

Policia e këtij qyteti sqaron se punëtori me iniciale P.Gj. ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim dhe ka rënë nga lartësia e për pasojë ka humbur jetën.
Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj./tvklan.al