Itali/ U grind më të bijën, babai e vret për datëlindjen e saj

LAJME

Në Padova të Italisë babai Stellio Cerqueni 88-vjeçar ka qëlluar të bijën me armë zjarri dhe si rezultat i ka marrë jetën.

Në Padova të Italisë babai Stellio Cerqueni 88-vjeçar ka qëlluar të bijën me armë zjarri dhe si rezultat i ka marrë jetën. Viktima, Dorjana Cerqueni e cila sapo kishte mbushur 60 vjeç u gjend e shtrirë në asfaltin përpara shtëpisë së saj në Sarmeola di Rubano pranë Padovës. Shkak thuhet të ketë qëne një debat mes tyre.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e ditës së premte më 17 shtator ku disa fqinjë dëshmitarë dhe të afërm që kishin ardhur për të uruar viktimën u bënë spektatorë e situatës dhe njoftuan policinë vendase. Babai dhe vajza nuk jetonin së bashku, burri jetonte në Monfalcone (Gorizia) dhe kishte arritur në shtëpinë e vajzës së tij për datëlindjen e saj.