Ja  c farë po synon Vucic sipas Serwer

Ja c farë po synon Vucic sipas Serwer

Server: Pajtimi me Kosovën përmes raporteve si dy vende sovrane, ku serbët në Kosovë të jenë të mbrojtur

Profesori i Universitetit “Xhon Hopkins”, Daniel Server ka theksuar se samiti i mbajtur kohë më parë mes BE-së dhe Ballkanit le dyert e hapura për zgjerimin e ardhshëm të BE-së, por vendet kandidate duhet përmbushin kushtet shumë të ashpra, ndërsa pajtimi mes Kosovës edhe Serbisë duhet të jetë përmes raporteve si dy vende sovrane, ku serbët në Kosovë do të jenë të mbrojtur, shkruan “N1”, përcjell “Bota Sot”.

Sipas tij samiti kishte edhe disa rezultate. “mendoj se ka ndihmuar që dyert të hapen më shumë dhe ata qartë theksuan se vendet e Ballkanit duhet përmbushin kritere të ashpra për të hyrë në BE” tha ai, duke shtuar se nuk u befasua që nuk ka një datë për këtë.

Server u shpreh se “është herë për caktimin e datës, sepse këto vende janë larg përmbushjes së kritereve dhe propozimi slloven për 2030 nuk ishte pozitiv”, pasi një apo dy vende munden para kësaj date të pranohen.

Serbia nuk ulet në dy karrige, por në atë drejtuar kah Kina e Rusia

Lidhur me frustrimet e liderëve evropian për raportet e Serbisë me Kinën edhe Rusinë, por edhe frustrimin e vendeve tjera që nuk po arrijnë të bëhen pjesë e BE-së, Server tha se “është e qartë se Serbia më nuk ulet në dy karrige”.

“Vuçiq qartë ka deklaruar se nuk dëshiron zgjidhjen e problemit të Kosovës para zgjedhjeve të ardhshme, ku pret të ri-zgjidhet, tash ai nuk ulet në dy karrige, por në njërën të drejtuar ka Kina e Rusia”.

Ai (Vuçiq) e ka vënë Serbinë në autokrati dhe u orientua kah lindja “Kjo vlen edhe për vendet tjera në Ballkan, ku në një masë edhe qeveria e Malit të Zi ka qeveri që do rusët, qeveria e mëhershme ka pasur shumë investime nga Kina”

Vendet tjera Kosova, Shqipëria e Maqedonia janë orientuar ka perëndimi dhe BE, prandja mendoj se një apo dy vende do bëhen pjesë e BE para 2030, “nëse përmbushin kriteret”.

Pse tash “Serbia është e humbur”

Në pyetjen pse mendon se “Serbia është e humbur”, Server tha se “kjo ishte porosi për kolegët në Uashington”, që ndërlidhet me lirinë e medieve, gjyqësinë e pavaruri, pozitën jo liberale, që përbëhet nga nacionalistët.

“Ka shumë demokrat liberal në Serbi, por nuk e kanë zhvilluar disiplinën partiake, që do ishte kërcënim serioz për Vuçiqin në zgjedhje. Pra porosia ime është drejtuar për Uashingtonin e Brukselin se duhet të zgjohen edhe kuptojnë se kanë humbur shpresat që kishim për Serbinë pas Millosheviqit dhe ngritjes së Vuçiqit” tha Server duke shtuar se ishte menduar se ky do të jetë njeriut që do lulëzojë Serbinë në drejtim të perëndimit”, por me sundimin e tij ai po e demanton.

Në pyetjen nëse vlerëson se marrëveshja për tabela është sukses i Serbisë, Server tha: ”Mund të parashikoni në bisedime se biseduesit kur kthehen thonë se fituan. Duket qartë se Serbia është ajo që heq dorë, ndërsa Prishtina kishte një hap të vogël në drejtim të perëndimit”.

Pajtimi me Kosovën përmes raporteve si sy vende sovrane

Server mendon se çështja e tabelave është e vogël se ka qindra çështje tjera më të rëndësishme siç janë të pagjeturit, çështjet financiare etj.

“Kosova është sovrane edhe e pavarur dhe mendoj se askush në Beograd edhe nuk mendon të sundojë me shumicën 95 për qind shqiptar të popullatës së Kosovës, ata po merren me atë që të udhëheqin me popullatën serbe në Kosovë dhe nuk ka dyshim se Vuçiq do ishte i kënaqur nëse merr veriun”.

Server megjithatë shtoi se shumica e qytetarëve nuk do të jetë i kënaqur me atë zgjidhje sepse shumica e objekteve janë në jug të Ibrit, kështu që sipas tij më mirë do të ishte pajtimi të vinte përmes raporteve si dy vende sovrane, ku popullata serbe në Kosovë do të ishte e mbrojtur.

Lidhur me masat ekonomike antidamping që ka vendosur Kurti, Server tha se reciprociteti është ide e mirë dhe është baza e raportit mes shteteve.