Ja çfarë rëndësie të madhe ka pasur Marrëveshja e Uashingtonit për Kosovën

Ja çfarë rëndësie të madhe ka pasur Marrëveshja e Uashingtonit për Kosovën

Ishte 4 shtatori i vitit të kaluar kur presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump ua servoi një marrëveshje Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Kjo Marrëveshje kishte një rëndësi të madhe për Kosovën.

Kështu po vlerëson juristi dhe analisti politik Blerim Burjani.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, rëndësi e madhe për Kosovën ishte sidomos njohja nga Izraeli.

Sipas tij, kjo marrëveshje ka edhe dy situata.

E para thotë se është pozitive sepse e ndalë konfrontimin e mëtejmë dhe e dyta negative sipas tij, që ndikon në stopimin e njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Marrëveshja Uashingtonit ka pas një rëndësi të madhe për Kosovën, sidomos njohja nga Izraeli.

Kjo marrëveshje ishte monitorim dhe përmbajte për të dy palët të ndalen nga veprimet e kundërta, dhe kjo u respektua, por vazhdimi i kësaj marrëveshje ka dy situata; e para pozitive sepse ndalë sa do pak konfrontimin e mëtejmë, ne anën tjetër negativisht ndikon në stopimin e njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, çështja e Ujmanit mbetet formale e vizibilitetit, kjo marrëveshje nuk do të përmbushet deri në fund.