‘Jam një Tuna tjetër’, Tuna bën rrëfimin emoсionueѕ раѕ kthimit nga Ѕiria

LAJME

Tuna është kthyer nga Siria, ku udhëtoi si pjesë e organizimit të ‘Forchildrensmile’ për t’i ndihmuar fëmijët që kanë përjetuar luftëra. Këngëtarja rrëfeu eksperiencën e saj përmes një postimi në rrjete sociale duke u shpreh se nga ajo që ka përjetuar atje dhe pa nga afër, e ka bërë që të ndryshojë.

Shkrimi i plotë i Tunës:

Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi? Shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime që na ngopin, mundësite e ndryshme… Abdurrahim, Abbude, Gazel, Semira, Ali, Sena…. vetëm disa nga fëmijet në jetimoren Tayyibe,stopi ynë i parë. Ishin fëmijet që njohëm storjet e të cilëve ishin secila më e trishtë se tjetra. Vizita jonë dy ditore u realizua si nisme e shoqatës joprofitare me bazë në Zvicërr ‘For Children Smile e themeluar në vitin 2019 për të mbështetur familjet dhe fëmijet në nevojë të prekur nga fatkeqësitë natyrore si dhe shkatërrimet nga njeriu.

Në krye të saj njoha 4 gra të mrekullueshme – 4 nëna, para së gjithash. Gra të fuqishme, sypatrembura që deri tani kishin vizituar disa herë Sirine dhe vende të tjera si Jemeni, Libia, Zvicrra, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Gaza, Turqia, Bangladeshi etj. E tëra kjo me një vizion. Zonjat Emine, Xhemile, Pemba dhe Hasret, ishte kënaqësi t’i dëgjoj derisa flisnin me pasion për misionin e tyre dhe rezultatet e tij. Kisha ndjesi sikur po shikoj ndonjë serial me shumë sezone me shumë epizode në pritje të fundit të lumtur. Dhe fundi gjithmone ishte i lumtur. Derisa i shikoja aty në terren se me çfarë dashurie të sinqertë përkushtoheshin para banorëve vendas, e kuptoja arsyen e suksesit të tyre.

Ajkuna dhe bashkshorti i saj Agroni, miq të mi shumë të dashur, më ftuan t’i bashkangjitem iniciativës. Që në sekondën e parë pa asnjë mëdyshje iu thash “po”. Nuk ia përmenda askujt këtë ftesë dhe konfirmimin tim sepse ishte e pritshme të ma kontestonin. “Tani je nënë dhe s’mund të mendosh vetëm për veten” ishin komentet që aty këtu tentonin të më nxisin mëdyshje për të më vetëdijesuar se po nisem diku ku po vë jetën në rrezik, ku nuk kam asnjë garancë për sigurinë… po nisem në një zonë ku vazhdojne luftimet e ashpra dhe çdo moment është i paparashikueshëm dhe mund të bëhet fatal.

Ajkunën dhe Agronin duhet t’i njohësh personalisht për ta kuptuar pse nuk u hamenda fare për ftesën që ma bënë. Jo rastësisht biznesi i tyre nga 0 ka arritur në mesin e top kompanive dhe jo rastësisht “Ajkuna” tani më emër shumë i dashur për showbizin, jo vetëm shqiptar, është futur në kompeticion me brende botërore të prodhimeve për flokun.
For Children Smile deri më tani kanë realizuar projekte të shumta jo vetëm në Siri por në të gjitha vendet e botës të prekura duke bërë donacione serioze. Dhe PO – kanë sjellur buzëqeshjet te femijët atje te familjet e tyre, gratë e dhunuara etj

For Children Smile që nga themelimi ishte në partneritet me ‘Kizilay Turkey’ të cilët i percjellin në çdo hap. Admirimi im maximal shkon për djemt e shoqatës të cilët nuk na lanë vetëm në asnjë sekondë. Udhëheqësit Kadir dhe Hakan Bey dhe ushtria e tyre – djelmoshat zemërbardhë ishin heronjtë e fëmijëve… i mbanin në prehër, i ushqenin, ua krehnin flokët, e njihnin me emër dhe histori secilin fëmijë aty.

Unë nga afër preka diçka për të cilën kisha dëgjuar, kisha lexuar, por ta shohësh e ta dëgjosh drejtpërdrejtë nga goja e atij që e ka përjetuar dhe e përjeton, ta dëgjosh dhimbjen në zërin që rrëfen më ndyshoi tërësisht pikëpamjet ndaj jetës…

Kampi i parë që vizituam dhe shpërndamë pako higjienike, lodra dhe ëmbëlsira për fëmijët kishte 385 familje, pa kushte elementare për jetesë, larg shtëpive ku dikur i thurnin ëndrrat. Disa nga ata ishin njerëz të shkolluar që janë detyruar të lënë gjithçka dhe përkohësisht të vendosen në këto çadra. E përkohshmja e tyre bëhet përditshmëri dhe mbeten aty me vite. Kalova orë të tëra duke biseduar për brengat e tyre.