Jo vetëm Sheila e Romeo, kush janë 3 më të përfolurit që do e “djegin” në Big Brother VIP

LAJME

“Big Brother” po rikthehet pas 4 vitesh në ekranin e Top Channel, por këtë herë si kurrë më parë. Banorët do të jenë personazhe të njohur VIP. Ata do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme.

Së fundmi, sipas thashethemeve që qarkullojnë lart e poshtë, diskutohet se mes personazheve të përzgjedhur mund të jenë këngëtarja Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo dhe Robert Berisha.

Më parë, në rrjet janë përfolur edhe emra të tjerë. Jo më larg se dje, “Panorama Plus” shkruante se përveç këngëtares Sheila Haxhiraj, pjesëmarrës do të ishte aktori i humorit, Romeo Veshaj.

Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar nga stafi i “Big Brother”, që I kanë mbajtur emrat diskretë, e sipas formulës, do t’i zbulojnë në një moment të përshtatshëm.

Në 1 tetor nis transmetimi i këtij edicioni. Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit dhe do të jetë 100 mijë euro. /News31