Ju duken djallëzore dhe negative chihuahuat? Jo në këtë raѕt! Рo sillej çuditѕhëm për javë të tëra, qeni hero shpëton pronaren nga νdekja e sigurt, e ndihmoi ta pikaѕte kanсerin ovarian

LAJME

Një grua e ka vlerësuar chihuahua-n e saj si heroinë pasi qeni iu hodh mbi bark, duke shkaktuar shfaqjen e një gunge, e cila bëri që ajo të diagnostikohej me kancer.

Tess Robison, 41 vjeç, kishte përjetuar fryrje stomaku dhe dhimbje shpine, por mendoi se shkaku ishte intoleranc ndaj ushqimit.

Ajo nuk e kishte idenë se kanceri i vezoreve ishte fajtori i vërtetë dhe se një tumor po rritej brenda saj.

Vetëm kur qeni i saj Lola, e cila kishte javë të tëra që sillej çuditshëm – u hodh mbi barkun e saj, u shfaq një gungë, duke e bërë Tess-in të shkonte te mjeku.

Nga ana e tij, kontrolliu mjekësor çoi në diagnozën e saj që ia shpëtoi jetën, ndërsa parukieres iu desh t’i nënshtrohej kimioterapisë dhe një histerektomie të plotë.

Tess, e cila tani është në rehabilitim, tha: “Për javë të tëra, ajo rrinte ulur dhe më shihte. Unë e di që qentë mund të jenë intuitivë dhe kjo më tronditi pak”.

“Pastaj, një ditë kur vuajta nga dhimbje shumë e rënda e zorrëve, ajo u hodh mbi barkun tim. Dhimbja ishte si diçka tjetër dhe më doli një gungë e madhe, dhe kështu unë shkova për t’u vizituar.

U shkatërrova plotësisht nga diagnoza, por më i rëndësishëm ishte fakti se isha në gjendje ta merrja
trajtimi që më duhej. Nëse do ta lija më do të ishte vonë.
Sinqerisht, besoj se Lola më shpëtoi jetën”, shtoi parukierja.