“Kështu Greqia frymëzonte Serbinë të bënte krime në Kosovë dhe në Bosnjë”

“Kështu Greqia frymëzonte Serbinë të bënte krime në Kosovë dhe në Bosnjë”

Njohësi i ҫështjeve politike, Gurakuҫ Kuҫi, përmes një postimi të tij në Facebook shkruan se Greqia e ka frymëzuar Serbinë të bëj krime në Kosovë dhe në Bosnjë. Ai shkruan se këtë e ka bërë përmes disa koncerteve.

E sipas tij, a e bëri të njëjtën edhe Shqipëria me koncertin e Korҫës?

Ai ka përmendur dy shembuj më poshtë kur Greqia kishte bërë një veprim të tillë, siҫ thuhet në librin “Aleanca jo e shenjtë” nga Takis Michas.

Postimi i plotë:

Greqia me koncerte e paska frymëzuar Serbinë të bëjë krime në Bosnjë dhe Kosovë. Këta dy shembuj i gjeta tek libri “Aleanca jo e shenjtë” nga Takis Michas.

Po, Shqipëria për çka po e frymëzon Serbinë, apo kjo e fundit Shqipërinë duke mbajtur koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë?

“Një shembull i ndjeshmërisë selektive të ekspozuar nga artistët grekë ishin koncertet që këngëtarët grekë organizuan në Beograd për të shprehur solidaritetin e tyre me përpjekjet serbe të luftës. Dy koncerte të tilla ishin veçanërisht të rëndësishme.

E para, e mbajtur më 12 dhjetor 1992, u sponsorizua nga Shoqata e Miqësisë Greko-Serbe. Ky koncert paraqiti këngëtarët e njohur grekë Maria Dimitriadi dhe Kostas Thomaidis. Koncerti i dytë u mbajt më 30 qershor 1994, në Qendrën Sava në Beograd. Aty u shfaq këngëtari jashtëzakonisht i njohur grek Giorgos Dalaras. Të nesërmen, Ministrja e Kulturës Nanta Popova Pertsits ftoi Dalaras në ministri për ta uruar atë.”/Bota sot