Kështu ‘lahen’ paratë e papastra në Gjermani

Kështu ‘lahen’ paratë e papastra në Gjermani

Banka federale gjermane, ose Deutsche Bundesbank, fjalë për fjalë pastron paratë.Gjegjësisht, ekspertët që punojnë në bankë lajnë, thajnë dhe kontrollojnë kartëmonedhat./Pamjet meP0SHT.

Si proces, ai duhet të jetë i shpejtë në mënyrë që kartëmonedhat të mos ngjiten.

Këtë vit ata i kanë duart plot sepse shumë kartëmonedha mbërritën nga zonat e përmbytura në Gjermaninë perëndimore, shkruan Deutsche Welle.

Rreth 50 milionë euro janë sjellë deri tani në Bankën Federale Gjermane. Kartëmonedhat që kalojnë procesin e pastrimit do t’i kthehen pronarit.

Ky shërbim i ofruar nga banka është falas.