Kjo është ministrja e vetme që e takoi Trendafilova

LAJME

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja dr. Fidelma Donlon janë duke qëndruar për vizitë dy ditore në Kosovë. Gjatë ditës së djeshme Trendafilova pati takime me Shoqërinë Civile si dhe mbajti një konferencë për media.

Michael Doyle zëdhënës i Dhomave të Specializuara, ka thënë për Demokracia.com, ka konfirmuar se Trendafilova do të takohet me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Gjatë vizitës në Kosovë, kryetarja dhe administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës u takuan me shoqërinë civile dhe me mediat. Ato do të takohen edhe me zyrtarë të tjerë, përfshirë edhe me shefin e Misionit te Eulex-it, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së dhe po ashtu me ministren e Drejtësisë, në mënyrë që të japin informacione publike për mandatin e gjykatës, administratën dhe aktivitetet e tanishme”, ka thënë ai.

Trendafilova gjatë ditës së sotme ka qëndruar edhe në veri të Mitrovicës.