Konfirmohet: Arben Vitia, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës

LAJME

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ashtu siç edhe është pritur do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendose për kryetar të Prishtinës.

Kandidaturën e tij, përmes një postimi në Facebook e ka konfirmuar, Feim Tahirsylaj, që është këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Tashmë shumica e partive politike, i kanë publikuar emrat e kandidatëve për kryetar komunash, ndërsa është Lëvizja Vetëvendosje-, ajo e cila deri më tash zyrtarisht ka konfirmuar vetëm kandidaturën e Mimoza Kusari – Lilës për Gjakovë dhe të Alban Hysenit për Gjilan.

Kundërkandidatët e Vitisë për Prishtinë nga Lidhja Demokratike e Kosovës Përparim Rama, nga partia Demokratike e Kosovës Uran Ismajli, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, si dhe nga Aleanca Kosova e Re e Selim Pacolli.