Krenar Shala i reagon BE-së: Grupet kriminale në veri kanë vra 1 polic të Kosovës, 1 polic të EULEX-it, 1 politikan serb dhe 12 civilë

Krenar Shala i reagon BE-së: Grupet kriminale në veri kanë vra 1 polic të Kosovës, 1 polic të EULEX-it, 1 politikan serb dhe 12 civilë

Policia dhe dogana e Kosovës, sot kanë marrë një aksion në disa qytete të Kosovës.

Aksioni në fjalë është zhvilluar edhe në veri të Kosovës, ku pati përleshje ndërmjet grupeve kriminale serbe dhe Policisë së Kosovës.

Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar ashpër përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Ai ka kërkuar që të ndalen incidentet e dhunshme dhe veprimet e “njëanshme dhe të pakoordinuara”.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme”, ka shkruar Borrell në Tëitter.

Pas kësaj deklarate ka reaguar analisti politik, Krenar Shala.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, BE-ja do duhej t’i reagonte Serbisë për ndalimin e përkrahjes së saj ndaj grupeve të krimit të organizuar në veri.

Ai përmes një postimi në Facebook shprehet se, nga grupet kriminale serbe jaën vrarë deri më tani 1 polic i Kosovës, 1 polic i EULEX dhe 1 politikan serb si dhe 12 civil.

Postimi i plotë:

BE-ja do të duhej të reagonte kundrejt Serbisë në ndaljen e përkrahjes së saj ndaj grupeve të krimit të organizuar në veri dhe ta përshëndeste vendimin e autoriteteve të Kosovës për sundim të ligjit.

Deri më tani, janë vrarë nga grupet kriminale të mbështetura nga Beogradi: 1 polic i Kosovës, 1 polic i EULEX-it, 1 politikan serb lokal dhe 12 civil. Për më shumë, në veri qe 20 vite lulëzon kontrabanda, kaosi dhe krimi. Veriu është oazë e krimit të organizuar. Për këto arsye BE-ja do të duhej ta ngriste zërin vazhdimisht.

Sundimi i ligjit është vlerë universale dhe evropiane apo jo? Mjaft më me mirëmbajtjen e doktrinës së stabilokracisë në kurriz të sundimit të ligjit, demokratizimit dhe shtet-ndërtimit!