Ku do ta shohim sezonin e ri? Luana Vjollca reagon më në fund: Faleminderit o publiku im! Shumë shpejt do më shihni…

Ku do ta shohim sezonin e ri? Luana Vjollca reagon më në fund: Faleminderit o publiku im! Shumë shpejt do më shihni…

Sezoni i ri televiziv ka nisur tashmë, por ne ende nuk e dimë se ku do të shohim një nga moderatoret më të dashura dhe të mira, Luana Vjollca. Fansat e saj janë në pritje dhe duan një përgjigje nëse do fillojë sërish “Shiko kush luan” apo se çfarë projekti po sjell ajo. “Po ç’na thoni?”- pyeti ditën e sotme Luana ndjekësit në Instagram dhe thuajse të gjithë pyesnin: “Kur do të shohim sërish në Tv?” dhe “A do të rifillojë Shiko Kush Luan?”. Teksa ka ndarë disa prej tyre në Instastory, moderatorja shkroi se merr mijëra mesazhe të tilla çdo ditë.

Mirëpo, përgjigja që të gjithë po presim nuk do vonojë dhe shumë. Luana postoi një tjetër foto në Instastory, duke shkruar: “Shumë shpejt do ju bëj lajmërimin për sezonin. Faleminderit o publiku im!” Këto ditë Luana ndodhet me pushime dhe ndoshta lajmërimi mund të vijë kur ajo t’i përfundojë ato.