Kur e dashura e re ta merr mendjen, prifti 52 vjeçar braktis kishën dhe nis jetën e re me autoren e romaneve satanike

LAJME

Një peshkop spanjoll i njohur si ultra-konservator dhe ‘ekzorcist’ është larguar nga besimi për të qenë pranë të dashurës së tij të re, autore e divorcuar romanesh erotike satanike, shkruante në një prej titujve britanikja Daily Mail.

52 vjeçari Xavier Novell, njoftoi muajin e kaluar se po largohej nga profesioni si peshkop i Solsona në rajonin Katalunja për arsye “kategorikisht personale”.

Dhe mediat vendase zbuluan se arsyeja e dorëheqjes së Novell ishte dashuria për Silvia Caballol, nënë e divorcuar e dy fëmijëve.

Novell raportohej se “kishte rënë në dashuri” dhe dëshironte të bënte “gjënë e duhur”.

38 vjeçarja Caballol, është shkrimtare novelash erotike me personazhe “të zotëruar nga demonët e epshit”, çka ka shkaktuar shumë kontestime mes ish-kolegëve të Novell