Kurti jep detaje nga takimi miqësor me Lajçakun

Kurti jep detaje nga takimi miqësor me Lajçakun

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një takim, siç po e quan ai, miqësor me ndërmjetësuesin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, pas mbarimit të vizitës tre-ditore të këtij të fundit në Kosovë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Kurti me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, duke thënë se ia afirmoi këtij të fundit përspektivën evropiane të vendit.

“Pas takimit tonë të mërkurën, këtë të pasdite pata një takim miqësor me Miroslav Lajçak përpara nisjes për në Shkup. Ia riafirmova atij angazhimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe përspektivë të përbashkët evropiane të vendit”, shkroi kryeministri.

Përgjatë takimit të së mërkurës, është diskutuar për mbarëvajtjen dhe hapat e ardhshëm në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk janë dhanë detaje të tjera.