Kurti në takim lamtumirës me Kosnettin: SHBA-ja, aleat i pazëvendësueshëm

LAJME

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett.

Kurti e ka falënderuar ambasadorin Kosnett për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë, ndërsa ka thënë se SHBA-të janë aleati i pazëvendësueshëm i Kosovës, për çka ka thënë se Qeveria që ai drejton do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit

“Shtetet e Bashkuara të Amerikën janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm. Me të përkrah dhe me vullnetin politik të Qeverisë, Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit”, u shpreh kryeministri sipas komunikatës nga zyra e tij.

Ai tha se ai si kryeministër dhe Qeveria që udhëheq, do të vazhdojë këtë traditë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e saj në Kosovës në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta.

Duke i uruar suksese në angazhimin e tij të radhës, Kurti i tha Kosnettit se gjithmonë është i mirëseardhur në Kosovë.