Ledjana Prenga ka për të bërë Mevlanin për të qarë më statusin e saj të fundit, kaq

LAJME

Ledjana Prenga habiti të gjithë ndjekësit e saj kur bëri me dije pak ditë më parë se është e dashuruar. “Ndjehem e dashuruar, kam ndjenja të përziera”, shkruante ajo në Instagram pasi një ndjekës e pyeti se si ishte shpitërisht. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” gjithashtu shtoi se për të e rëndësishme është të duash dikë dhe të të bëhet motivi i parë për çdo gjë, duke theksuar edhe njëherë së është në “qiell të shtatë” nga lumturia. Ndërkohë që të gjithë janë kuriozë të dinë se kush është partneri i ri i Ledjanës, ajo ka zbuluar një detaj për të. Sot, bukuroshja brune ka publikuar një foto me portretin e saj në Instagram ku shkruan: “Veten e lë keq dhe ty më nuk të humb”.

Përveçse konfirmoi edhe njëherë se është tepër e dashuruar, ajo na tregoi se me partnerin e saj kanë pasur një ndarje e më pas një ribashkim pasi shprehet se nuk do ta humbasë sërish. Mendohet që kjo të ketë ndodhur brenda një kohe të shkurtër, përderisa lidhjen Ledjana e ka konfirmuar sëfundmi dhe deri në muajin maj nuk i kishte shkëputur marrëdhëniet me Mevlanin.