Mes lotësh, super aktorja botërore zbulon se organet e nipit të saj 11-muajsh shpëtuan tre jetë

Mes lotësh, super aktorja botërore zbulon se organet e nipit të saj 11-muajsh shpëtuan tre jetë

Sharon Stone, e cila kohët e fundit njoftoi vdekjen e nipit të saj 11-muajsh, ka zbuluar se organet e tij, të cilat i dhuruan, ndihmuan në shpëtimin e tre jetëve.

River ndërroi jetë në fund të muajit të kaluar, për shkak të mos-funksionimit të organeve.

“Fakti që heroi im ishte në gjendje të shpëtonte tre jetë, dy foshnje dhe një burrë 45-vjeçar, ishte diçka e shenjtë për familjen tonë,” tha Stone.

“Unë mund t’ju them që, kurrë nuk do ta dini se një tragjedi do të ndodhë në familjen tuaj, por mundësia për të qenë një dhurues organesh, na shpëtoi ne, shpëtoi familjen tonë,” tha ylli i kinematografisë.

“Shumë njerëz kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë, por në fund, kjo na dha paqe,” shtoi Stone.