Ministri Sveçla reagon për vrasjen e dyfishtë në Pejë: I plagosuri është arrestuar

Ministri Sveçla reagon për vrasjen e dyfishtë në Pejë: I plagosuri është arrestuar

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka konfirmuar vrasjen e dyfishtë në Pejë.

Ai ka thënë se personi që mbeti i plagosur nga ngjarja është arrestuar, përcjell Bota sot.

Ministri Sveçla ka theksuar se ngjarjet e tilla të dhunës duhet të marrin fund, derisa familjarëve të te vrarëve iu ka shprehur ngushëllime.

Reagimi i tij në Facebook:

Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar.

Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët.

Familjeve të te vrarëve iu shpreh ngushëllimet e sinqerta.