Moderatorja e Top Channel zbulon raportin që ka me vjehrrën: E thërras në emër, e kam si shoqe të ngushtë. E dua shumë

LAJME

Moderatorja e njohur e Top Channel, Argjira Spanca, ka folur dje publikisht për marrëdhënien që ka me nënën e partnerit të saj, balerinit Graciano Tagani, me të cilin janë njohur në ambientet e televizionit ne fjalë gjatë një emisioni të përbashkët. Çifti sapo janë rikthyer nga pushimet e para verore së bashku, për t’u bërë gati për sezonin e ri televiziv po në Top Channel.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Argjira tregoi se e ka prezantuar Gracianon tek familja e saj në Prishtinë dhe se tani marrëdhënia e tyre është zyrtare dhe e konsoliduar.

“E pritën shumë mirë. Mami e ka njohur Gracianon edhe nga ekrani se si është. Normalisht që në fillim ishte pak dyshuese që ‘Kush na qenka ky?; ‘Ku doli ky?’; ‘Ku e takove?’; ‘Si e takove?’. Mami është e dashuruar pas Gracianos dhe shpesh kur kemi ato sherret e vogla mes nesh, mami mban anën e Gracianos, sepse thotë: ‘Ti je me nerva, ai është çun i mirë, i edukuar, s’ta kthen fjalën’.

Janë krijuar aleancat. Ndërsa unë e kam aleancën me mamin e Gracianos. Për mua është shumë e rëndësishme familje, njësoj edhe për Gracianon dhe normalisht kur ka harmoni nga të dyja palët, është shumë mirë”,- tha Argjira.

Ndërkohë, e pyetur për raportin që ka me vjehrrën e saj, Argjitha foli me fjalë të ëmbla tha: “Pijmë çdo ditë kafe me vjehrrën. Ajo e ka punën përballë shtëpisë sime dhe jemi komshije. Çdo mëngjes që ajo vjen te puna, unë i them: ‘Hajde se kam bo kafen turke. Hajde te nusja’. Unë e bëj vetë kafen, kam qejf ta shijoj aty te ballkoni. Jam trandicionale unë.

Kur shkon për të bërë shopping m’i çon të gjitha me radhë dhe më thotë: ‘Hë, ta marr këtë, ta marr atë?’. Ka filluar të marrë këshillat e mia, stilin tim”.

Mes të tjerash, Argjira zbuloi se nënën e Gracianos e thërret në emër dhe zbuloi edhe arsyen, kur tha: “Ornela e thërras, në emër, sepse e kam si shoqe të ngushtë. Me Ornelën flas çdo gjë. Që nga hallet me shoqet, që nga hallet e punës, që nga hallet me Gracianon, ajo e di çdo detaj, sepse jemi shumë shpesh bashkë.

E kam shumë xhan, nuk e konsideroj fare vjehrrë. E kam shumë xhan me të vërtet, e dua shumë. Gjithmonë mban anën time, kritikon Gracianon”.