MREKULLIA ndodh/ Fëmija 3 vjeç gjendet pas 4 ditësh në pyll, pinte ujë në përrua (Video)

MREKULLIA ndodh/ Fëmija 3 vjeç gjendet pas 4 ditësh në pyll, pinte ujë në përrua (Video)

Një fëmijë 3 vjeç, i cili kishte humbur prej 4 ditësh në Australi është gjetur këtë të hënë nga autoritetet. Anthony “AJ” Elfalak u pikas nga helikopterët e policisë, duke pirë ujë nga një përrua pranë shtëpisë tij.

Djali i vogël, i cili ka autizëm dhe nuk flet, ishte parë për herë të fundit në shtëpi të premten. Familja e tij kishte frikë se ai ishte rrëmbyer.

Autoritetet thanë se i mituri kishte pësuar disa gërvishtje në këmbët e tij dhe kishte rroba të lagura, por ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Babai i tij e quajti ngjarjen një “mrekulli”. Më shumë se 100 oficerë dhe vullnetarë kaluan ditë duke kërkuar në shkurre.