Mustafa Nano i quan talebanë shqiptarët që s’e duan Bregoviqin në Korçë

LAJME

Analisti nga Shqipëria, Mustafa Nano ka reaguar sërish, e kësaj here edhe më ashpër lidhur me temën e muajit; ardhjen e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Korçë.

Ai ka bërë një krahasim në Facebook-un e tij, të shqiptarëve “mendje-hapur”, siç e konsideron ai veten dhe shqiptarëve “trushpëlarë”, me afganët që duan liri dhe drejtësi e talebanët që i vrasin në mënyrë mizore.

Sipas Mustafa Nanos, këta shqiptarë “trushpëlarë” janë si talebanët në Afganistan, që nuk e duan shtetin e së drejtës, liritë e individit apo kulturën e sende të tjera.

Ai thotë se vetë i përket anës së shqiptarëve të “mirë”, ndaj i kërkon “sulmuesve” që të mos jenë pjesë e faqeve të tij në rrjete sociale, duke u distancuar prej tyre.