Në zi Presidenti, Ilir Meta/ Ndahet nga jeta njeriu i dashur për të: Të prehet në paqen e merituar

Në zi Presidenti, Ilir Meta/ Ndahet nga jeta njeriu i dashur për të: Të prehet në paqen e merituar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dërguar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-zyrtarit të LSI-së, Ilir Dashi. Kreu i shtetit thotë se në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta vdiq miku i paharruar.

Ai ngushëllon familjarët, miqtë e kolegët. Statusi i Presidentit Meta:

I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të paharruar, Ilir Dashi. Shumë dhembje për ndarjen e tij nga jeta, në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta.

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij! Të prehet në paqen e merituar!