Nëna shkon të abortojë binjakun e sëmurë, mjekët heqin gabimisht foshnjen e shëndetshme

Nëna shkon të abortojë binjakun e sëmurë, mjekët heqin gabimisht foshnjen e shëndetshme

Një gabim njerëzor ka rezultuar tragjik për një nënë të re në Birminghan.

Mjekët i kanë hequr gabimisht fëmijën e shëndetshëm nënës që kishte vendosur të abortonte njërin nga dy binjakët për shkak të problemeve shëndetësore.

Arsyeja pse nëna donte të hiqte njërin nga fëmijët ishte se ai nuk ishte rritur mjaftueshëm dhe kishte probleme me organet kryesore jetike. Për këtë arsye mjekët i kishin këshilluar një abort mjekësor.

Gjatë procedurës mjekët në spital abortuan gabimisht fëmijën e shëndetshëm, në vend të binjakut të sëmurë. m.v/abcnews.al