Nga sot, këto janë rregullat e reja për të hyrë në Zvicër

LAJME

Zvicër – Tashmë dihet se nga sot në Zvicër kanë hyrë rregullat e reja për të hyrë në vend, transmeton albinfo.ch.Në një vendim të ri të Këshillit Federal më 17 shtator u përcaktuan rregullat e reja për të hyrë në Zvicër, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 20 shtator, njofton albinfo.ch
Postimi i plotë:

Masat e reja në mënyrë të përmbledhur përfshijnë:Test i detyrueshëm gjatë hyrjes (përjashtim udhëtarët e vaksinuar apo të shëruar)Testi i dytë pas 4-7 ditë
Formulari i detyrueshëm për udhëtarët (https://swissplf.admin.ch/formular)
Udhëtarët ndërkufitarë dhe personat ndër 16 vjeç nuk preken nga rregullat e reja Kontrolle të bazuara në rrezik në kufi Gjobat.Nga e hëna, më 20 shtator, çdokush që nuk është vaksinuar ose nuk është shëruar duhet të paraqesë një rezultat negativ të testit (antigjen ose PCR) gjatë hyrjes në Zvicër, pavarësisht se nga ku po udhëtojnë ose me cilat mjete transporti po hyjnë në vend. Pas katër deri në shtatë ditë në vend, një test tjetër duhet të kryhet, me kosto të vet udhëtarit. Rezultati i testit të dytë duhet t’i dërgohet zyrës përkatëse kantonale. Testimi nuk kërkohet për udhëtarët e vaksinuar ose të shëruar të cilët mund të paraqesin një certifikatë COVID ose dëshmi tjetër të vlefshme të vaksinimit ose shërimit.

Gjithashtu të gjithë udhëtarët që hyjnë në Zvicër – qofshin të vaksinuar, të shëruar ose me një test negativ – duhet të plotësojnë formularin e hyrjes (Passenger Locator Form, SwissPLF). Kjo do t’u mundësojë kantoneve të kryejnë kontrolle të rastësishme për të përcaktuar nëse njerëzit që nuk janë vaksinuar ose nuk janë shëruar dhe që kanë hyrë në vend me një test, a po i përmbahen udhëzimit për të bërë testin e dytë pas katër deri në shtatë ditë. Gjobat mund të vendosen nëse shkelen këto rregulla (200 CHF për mosposedim të certifikatës së testit dhe 100 CHF për mosplotësimin e formularit). Në udhëtimet ndërkombëtare, linjat ajrore dhe kompanitë e autobusëve janë përgjegjës për të siguruar që udhëtarët në Zvicër të kenë plotësuar Formularin.Në një vendim të ri të Këshillit Federal më 17 shtator u përcaktuan rregullat e reja për të hyrë në Zvicër, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 20 shtator, njofton albinfo.ch

Postimi i plotë:Masat e reja në mënyrë të përmbledhur përfshijnë:
Test i detyrueshëm gjatë hyrjes (përjashtim udhëtarët e vaksinuar apo të shëruar) Testi i dytë pas 4-7 ditë Formulari i detyrueshëm për udhëtarët (https://swissplf.admin.ch/formular)
Udhëtarët ndërkufitarë dhe personat ndër 16 vjeç nuk preken nga rregullat e reja Kontrolle të bazuara në rrezik në kufi. Gjobat.Nga e hëna, më 20 shtator, çdokush që nuk është vaksinuar ose nuk është shëruar duhet të paraqesë një rezultat negativ të testit (antigjen ose PCR) gjatë hyrjes në Zvicër, pavarësisht se nga ku po udhëtojnë ose me cilat mjete transporti po hyjnë në vend. Pas katër deri në shtatë ditë në vend, një test tjetër duhet të kryhet, me kosto të vet udhëtarit. Rezultati i testit të dytë duhet t’i dërgohet zyrës përkatëse kantonale.

Testimi nuk kërkohet për udhëtarët e vaksinuar ose të shëruar të cilët mund të paraqesin një certifikatë CO VID ose dëshmi tjetër të vlefshme të vaksinimit ose shërimit.

Gjithashtu të gjithë udhëtarët që hyjnë në Zvicër – qofshin të vaksinuar, të shëruar ose me një test negativ – duhet të plotësojnë formularin e hyrjes (Passenger Locator Form, SwissPLF).Kjo do t’u mundësojë kantoneve të kryejnë kontrolle të rastësishme për të përcaktuar nëse njerëzit që nuk janë vaksinuar ose nuk janë shëruar dhe që kanë hyrë në vend me një test, a po i përmbahen udhëzimit për të bërë testin e dytë pas katër deri në shtatë ditë. Gjobat mund të vendosen nëse shkelen këto rregulla (200 CHF për mosposedim të certifikatës së testit dhe 100 CHF për mosplotësimin e formularit). Në udhëtimet ndërkombëtare, linjat ajrore dhe kompanitë e autobusëve janë përgjegjës për të siguruar që udhëtarët në Zvicër të kenë plotësuar Formularin.

Kërkesat e formularit të testit dhe hyrjes nuk zbatohen për udhëtarët që kalojnë përmes Zvicrës pa u ndalur (transit), shoferët që transportojnë njerëz ose mallra në mënyrë profesionale, dhe udhëtarët ndërkufitar ose njerëzit që hyjnë nga zonat kufitare. Fëmijët nën 16 vjeç gjithashtu përjashtohen nga kërkesa për test.Që nga 20 shtatori, kushdo që është vaksinuar jashtë vendit me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA) dhe që është rezident ose udhëton në Zvicër do të jetë në gjendje të marrë një certifikatë zvicerane COVID. Kjo do të thotë që njerëzit që janë vaksinuar jashtë vendit ose janë shëruar jashtë vendit, siç janë turistët, gjithashtu mund të marrin pjesë në aktivitete shoqërore këtu. Dokumentet mund të dorëzohen në mënyrë elektronike.

Çdo kanton duhet të caktojë një pikë kontakti për personat që janë vaksinuar jashtë vendit. Të gjitha pikat e kontaktit kantonal do të renditen në një faqe në internet federale. Në një fazë kalimtare deri më 10 tetor 2021, të gjitha certifikatat e huaja të vaksinimit (p.sh. certifikata e vaksinimit të OBSH) do të jenë të vlefshme për qasje në ngjarje ose objekte që kërkojnë një certifikatë COVlD./TetovaExpres