Njerëzit prsinin dasmën e tyre, aktori turk me origjinë shqiptare i jep fund romancës me bukuroshen italiane

Njerëzit prsinin dasmën e tyre, aktori turk me origjinë shqiptare i jep fund romancës me bukuroshen italiane

Historia e dashurisë së Can Yaman dhe Dileta Leotta duket se ka marrë fund. Nuk ka asgjë zyrtare, por veprimet e fundit tregojnë për një ndarje. Ata kaluan pjesën më të madhe të verës të ndarë dhe Dileta festoi 30-vjetorin e lindjes e vetme.

U përfol se lidhja mes aktorit dhe bukuroshes italiane ishte serioze dhe madje thuhej se planifikonin martesën. Por kjo mbeti në kuadrin e spekulimeve, pasi dyshja nuk foli asnjëherë për këtë gjë. Aktori mbërriti në Venecia si beqar dhe në tapetin e kuq mbante një buzëqeshje rrezatuese përkrah Moran Atias.

Ai buzëqeshte dhe nuk dukej aspak i dëshpëruar për distancën nga Leotta. Përkundrazi, ai shpërqendrohet shpesh nga kolegia e tij, Moran. Kujtojmë që Yaman është përfshirë në projekte të shumta, mes së cilash një projekt i ri kushtuar Sandokan.