Njohësit e çështjeve politike flasin për efektet që mund të ketë vendosja e reciprocitetit me Serbinë

LAJME

Kurti nga Tirana paralajmëroi se do të vendoset reciprociteti me Serbinë.

Por politologu Avdi Smajlaj thotë se Kurti nga Tirana foli me nervozë për reciprocitetin e që sipas tij nuk është gjë e mirë.

“Kur e sheh pjesën e dytë të deklaratës së Kurtit kur flet për reciprocitetin kur thotë “nuk bënë ndryshe”, refleton një lloj nervoze të kryeministrit. Jo vetëm reciprocitetin por asnjë vendim shteti nuk duhet të marrë në bazë të nervozave”, deklaroi Smajlaj.

Edhe hulumtuesi Abit Hoxha reciprocitetin po e konsideron masë jo serioze.

“Nëse Kosova merr këtë hap, i japim edhe një shans Serbisë që dialogu të mos zhvillohet siç po mendohet nga BE dhe SHBA. Pra reciprociteti më nuk po ka efekte ekonomike, por po përdoret si mjet politik për të shantazhuar dialogun.

Por mendim ndryshe ka Jeta Krasniqi nga KDI.

“Ky paralajmërim është një veprim që qeveria është duke ndërmarrë për të mos vënë reciprocitetin pa njoftuar BE-në apo SHBA-në. Mendoj se është një qasje korrekte dhe ndryshon nga qasje e së kaluarës kur është vendosur reciprociteti”.

Nga ana tjetër, president serb Aleksander Vuçiq i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi ky i fundit paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Vuçiq tha se Kurti e ka të pamundur të ndikojë në lëvizje iracionale.

Kurti tha se ndër të tjera se janë duke u bërë përgatitje për të paditur Serbinë për gjenocid.