“Nuk mund t’ia mbyllë gojën Albin Kurtit”, ja pse Edi Rama iu hakmor Kosovës

“Nuk mund t’ia mbyllë gojën Albin Kurtit”, ja pse Edi Rama iu hakmor Kosovës

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, përmes një postimi në facebook ka shkruar lidhur me iniciativën e “Open Balkan”, iniciativë të cilën po e mbështet me çdo kusht kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili sulmoi ashpër Kosovën edhe në prani të kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Bashkëpunimi i tanishëm i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ngjall mallin e njëjtë të ideve për konfederata të Millosheviçit. Edi Rama nuk mundi të ia mbyllë gojën Albin Kurtit dhe iu hakmor gazetarëve nga Kosova”, ka shkruar Kuçi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë: ‘Open Balkan’ dhe Konfederata e Millosheviçit

Me 1992, Millosheviçi gjatë një vizite në Greqi i kishte ofruar marrëveshje shtetit grek që së bashku me Maqedoninë të krijonin një konfederatë ballkanike dhe kufijtë e Serbisë dhe Greqisë të takohen në Shkumbin, pra zhdukjen e Shqipërisë si shtet pasi Malin e Zi dhe Kosovën Serbia i konsideronte të vetat. E njëjta ishte gati të arrihej me 1994 sikur të mos ishte presioni amerikan. Andreu Frovik, ish-ambasador në Maqedoni, në kujtimet e tij thoshte se ishin të tmerrshme edhe idetë që silleshin edhe për shpërbërjen e Maqedonisë, e madje ide të tilla përkraheshin edhe nga plot caqe në Evropë.

Maqedonia në fillim ishte shumë përkrahëse e idesë së Millosheviçit pa e ditur se çfarë pazarllëqesh po silleshin kundër saj. Ndërhyrja e SHBA-së në Ballkan dhe Maqedoni nëpërmjet misionit paqëmbajtës, ndaloi idetë e Millosheviçit të kalonin lu ftën përtej kufijve të Kosovës dhe realizimin e marrëveshjes së 1913.

Bashkëpunimi i tanishëm i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ngjall mallin e njëjtë të ideve për konfederata të Millosheviçit. Edi Rama nuk mundi të ia mbyllë gojën Albin Kurtit dhe iu hakmor gazetarëve nga Kosova.