“Nuk pranonte ndarjen”, 34-vjeçarja dërgon dy partnerët në botën tjetër

LAJME

Emri i Wane Brenda Oliveira, është bërë viral tashmë në të gjitha mediat botërore pasi në pak muaj dërgoi në botën tjetër, dy meshkuj, të cilët ishin partnered e saj. Ajo njihet në Brazil si “Vejusha e Zezë”, pasi ka vrarë të dashurin me bar miu dhe besohet se të njëjtën teknikë ka përdorur edhe ndaj një tjetër partneri të saj.

I pari që e ka pësuar ishte Edvaldo Araujo Alves më 16 prill 2017, në shtetin verilindor brazilian Bahia. Çifti bashkëjetonte prej më shumë se një viti, por 34 –vjecarja vendosi të vendosi në jetë planin e tmerrshëm kur mësoi se i dashuri donte të ndahej prej saj.

Ajo e helmoi partnerin e saj dhe vetëm pasi helmi nisi të jepte efekt, e dërgoi Alves në një klinikë shëndetësore, ku gjeti edhe vdek jen. Mirëpo vdekja e Edvaldo Araujo Alves u konsiderua se erdhi si pasojë e një ataku kardiak.

Mirëpo hetuesit vendosen që pas një viti ta zhvarrosin për ti bërë autopsinë , e cila konfirmoi se v de kja kishte ardhur si pasojë e një helmimi. Pavarësisht kësaj, vajza 34 vjecare nuk hoqi dorë nga vesi I tmerrshëm,. Ajo krijoi një lidhje të re me Evandro Bonfim de Souza, të cilin gjithashtu e helmoi pasi mësoi se donte braktiste.

Wane Brenda Oliveira, është dënuar me 21 vjet bu rgi m për vr asje n e pare në vitin 2017 ndërsa nuk është dhënë ende dënimi përfundimtar për akuzat e vrasjes së dytë.

Megjithatë vetë ajo vazhdon ti mohojë akuzat.