Nuk thonë kot se bashkimi bën fuqinë! Gjeli dhe dhia shpëtojnë pulën nga kthetrat e skifterit (video)

Nuk thonë kot se bashkimi bën fuqinë! Gjeli dhe dhia shpëtojnë pulën nga kthetrat e skifterit (video)

Kamerat e sigurisë në një fermë në Holandë kanë filmuar momentin e paparashikueshëm ndërsa një gjel dhe një dhi bashkojnë forcat për të shpëtuar një pulë nga kthetrat e skifterit.

59-vjeçari Jaap Beets tregon se dëgjoi zhurmë në oborrin e fermës, por vetëm kur pa videon atëherë e kuptoi se çfarë kishte ndodhur dhe mbeti pa fjalë.

Sulmi zgjat vetëm 17 sekonda dhe në të shihet skifteri që e ka kapur pulën, por ndërhyrja e gjelit dhe dhisë bënë të mundur që ajo të shpëtonte.