o Popull, Pa amerikanët nuk ka marrëveshje finale me Serbinë

LAJME

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerëson se pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të ketë marrëveshje finale në dialogun me Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj në “Rubikon” deklaroi se e sheh një hezitim të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për përfshirje të Amerikës në dialog, njofton Klankosova.tv.

“E kam parë një mungesë vullneti për marrëveshje finale nga fakti se nuk i është kërkuar eksplicit presidentit Biden të ngarkojë dikë special për dialogun Kosovë-Serbi dhe dihet që derisa nuk hynë Amerika në tavolinë të dialogut s’ka marrëveshje finale se dinamikat evropiane e dimë si janë”.

“E shoh një hezitim të kryeministri [Albin Kurti] për përfshirjen e Amerikës sepse ndoshta ai frikësohet se do të ketë një shtytje të një finaleje ose vjen nga paranojat se e kemi parë në të kaluarën që i ka pasur disa bindje që nuk janë proceset e duhura në Washington”.

“Nuk ka asnjë arsye me ikë nga Washingtoni dhe mos me ftu Amerikën në tavolinë”, tha Haradinaj.

Haradinaj mes tjerash thekson se Kurti është më i lidhur me evropianët sesa me amerikanët.

“Është shqetësues fakti se si qeveria jonë të jetë më komode me zyrtarë të Bashkimit Evropian sesa me zyrtarë të Amerikës në dialog – është shqetësuese dhe nuk guxojmë t’ja lejojmë vetës këtë”, tha Haradinaj.