“Olsa mos e ndërro skenarin”, fansat e kuptojnë shpejt lojën që po bëhet në Përputhen sivjet dhe reagojnë direkt ndaj produksionit

“Olsa mos e ndërro skenarin”, fansat e kuptojnë shpejt lojën që po bëhet në Përputhen sivjet dhe reagojnë direkt ndaj produksionit

Që në fillimin e tij, sezoni i tretë i Pëpruthen ka nisur me debate, pëlqime, madje edhe kërcimet dhe flirtet mes konkurrentëve.

Vetëm puntatën e shkuar, kërcimi i Mikelës dhe Argjendit ka shkaktuar një reagim shumë të madh tek ndjekësit.

Sipas tyre tashmë është formuar trekëndëshi, Mikela, Argjend dhe Ritvana.

Ata mendojnë se autorja e programit po përdor të njëjtin skenar si vitin e kaluar.

Të shumtë janë komentuesit që e krahasojnë këtë treshe me Tean, Andin dhe Shqipen, apo Mevlanin Ledianën dhe Antonelën.

Gjithsesi sot pritet të ketë diskutime në studio pasi Ritvana dhe Bruno ende nuk e kanë dhënë mendimin e tyre rreth gjestit të Mikelës.

Mikela ka zgjedhur Brunon në takim ndërsa zgjodhi të kërcejë me Argjendin. Nga ana tjetër Ritvana nuk u ndje aspak mirë gjatë këtij momenti ndonëse arriti ta menaxhonte shumë mirë momentin, duke qeshur sikur nuk kishte asgjë që nuk shkonte.