Pas vrasjes së dyfishtë në qytetin e Pejës, ky është reagimi i Memli Krasniqit

Pas vrasjes së dyfishtë në qytetin e Pejës, ky është reagimi i Memli Krasniqit

Qyteti i Pejës është tronditur në mbrëmjen e së mërkurës, pasi dy qytetarë janë vrarë pas gjuajtjeve me armë zjarri.

Sipas mediave vendore të vdekur kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.

Pas këtij rasti tragjik kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është larguar nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Aty ku ishte duke e shikuar ndeshjen mes Kosovës dhe Spanjës, që po zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.