PE miraton Themelimin e IPA-së III: Ja dy kërkesat rigoroze për vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën

PE miraton Themelimin e IPA-së III: Ja dy kërkesat rigoroze për vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën

Parlamenti Evropian ka miratuar Rregulloren për Themelimin e IPA-së II, ku vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë në dispozicion fonde me vlerë 14,2 miliardë euro. E lidhur më këtë, Drejtori i institutit Epik, Demush Shasha thotë se fondet e BE-së do të vijnë më dy kërkesa rigoroze për vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

“Tani për herë të parë BE-ja do të këtë të drejtë të pezulloj ndihmen financiare nëse një vend i caktuar shënon regres në fushat prioritare, siç është sundimi i ligjit; Konkurrueshmeria: vendet që do të tregojnë performansë më të mirë në zbatimin e projekteve do të përfitojnë më shumë fonde nga BE-ja”, ka shkruar Shasha, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Sonte Parlamenti Evropian në seancë plenare përfundimisht miratoj Rregulloren për Themelimin e IPA-së III. Nga sot vendet e Ballkanit Perëndimor + Turqia do të kanë në dispozicion 14,2 miliardë EURO për periudhën 2021-2027.

Sidoqoftë, këto fonde do vijnë më dy kërkesa rigoroze për vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën:

– Tani për herë të parë BE-ja do të këtë të drejtë të pezulloj ndihmen financiare nëse një vend i caktuar shënon regres në fushat prioritare, siç është sundimi i ligjit;

– Konkurrueshmeria: vendet që do të tregojnë performansë më të mirë në zbatimin e projekteve do të përfitojnë më shumë fonde nga BE-ja.

Sa i përket hapave të ardhshëm tani Rregullorja do të publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe do të hyn në fuqi retroaktivisht nga 1 janari i këtij viti. Paralelisht me këtë, Komisioni Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor tani më kanë punuar qe një kohë në dizajnimin e kuadrit programatik të IPA-së III gjë që do të lejoj zbatimin e shpejtë të projekteve të përzgjedhura për financim. Në terma praktik kjo i bie që në një skenar realist, projektet e përzgjedhura do të mund të fillojnë të zbatohen në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.