Prapaskenat e një takimi të organizuar nga Thaçi e Veseli/ Si tentuan ta fusin në lojë LVV-në dhe ta zhbëjnë Gjykatën Speciale

Prapaskenat e një takimi të organizuar nga Thaçi e Veseli/ Si tentuan ta fusin në lojë LVV-në dhe ta zhbëjnë Gjykatën Speciale

Ish-agjenti i SHIK-ut tregon detaje nga takimi Enver Hoxhaj dhe Glauk Konjufca

Disa vite më parë, Enver Hoxhajt i kishte ardhë një urdhër nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli që të thërras në një takim urgjent Glauk Konjufcën e LVV-së.

Ky takim, kishte për qëllim që me ndihmën e LVV-së ta zhbëjnë Gjykatën Speciale, e cila tashmë ka arrestuar disa emra të mëdhenj të skenës politikë në Kosovë dhe të UÇK-së.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, për këtë takim thotë se Hoxhaj ishte urdhëruar nga Thaçi e Veseli që të takohet me Konjufcën për të futur në lojë LVV-në.

Sipas tij, Konjufcës i është thënë se kinse në këtë çështje kanë dorë edhe amerikanët.

“Pasi kishin kuptuar se pos arrestimet të disa ish-shokëve do të përfundonin edhe vet nën llupen e Prokurorisë Speciale të Hagës, një natë e ftoftë fillimi i dhjetori 2016 nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishte ftuar jashtë qytetit në një lokacion kinse në një dark Enver Hoxhaj i cili porositet direkt nga Thaçi dhe Veseli që ta thërret në një takim jo transparent pothuajse sekret Glauk Konjufcën duke tentuar për ta futur LVV-në në një lojë të ndytë”, thotë Miftari.

Sipas tij, ata e ftuan Konjufcës për të gënjyer se kinse Specialja do ta dëmtojë rëndë Kosovë dhe kështu ishte kërkuar nga amerikaënt që ta zhbëjnë.

“Ata tentuan që t’i kërkohet dhe hapur edhe ti servisohet Konjufcës gënjeshtra e kulluar kinse qeveria Amerikane u kishte thënë dhe urdhëruar indirekt Thaçit, Veselit dhe Enver Hoxhajt në mënyrë të qartë që ta anulonin Gjykatën Speciale me ndihmën e LVV pasi kjo gjykatë nuk është e drejt dhe kinse do ta dëmtoj rënd shtetin e Kosovës”, thekson Miftari.

Ish-agjenti tutje shprehet se, Konjufca e kishte refuzuar këtë dhe kishte thënë se LVV-ja nuk e ka votuar dhe nuk do ta zhbëjnë Specialën.

“Glauk Konjufca ishte i matur i kishte thanë Enver Hoxhaj se LVV është e vetmja që nuk e ka votuar këtë Gjykatë dhe ishte kundër dhe do të konsultohet me Albin Kurtin dhe kryesinë e LVV-së, por parimisht nuk mundemi të zhbëjmë diçka që ne nuk e kemi formuar as nuk e kemi përkrahur kurrë, dhe ju takon juve që vet e keni sjell dhe e keni formuar këtë Gjykatë të pa drejt e tani kërkoni ta shpërbëni”, tregon Miftari.

Ai tutje shton se, kjo ishte lojë e Thaçit dhe ai nuk do ta zhbënte Specialen duke u thirrur se ai nuk i prish raportet me SHBA-në.

“Edhe pota përkrahte atëherë LVV dhe përmes parlamentit ta anulonin Gjykatën Speciale prapë pasi ta fitonte garancinë nga kjo lojë nga të huajt sidomos nga Amerikanët se nuk do të prekej vet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dhe si president i Kosovës, Hashim Thaçi kurrë nuk do ta nënshkruante shpërbërjen e kësaj gjykate duke u thirr se nuk i prish kurrë raportet me miq me Uashingtonin e Brukselin”, pohon ai.

Sipas tij, kjo ishte loja e fundit e Thaçit për të shpëtuar nga Specialja.

“Kjo lojë e ndyrë nderë tavolinë ishte tentimi i tij i fundit për ta shpëtuar veten përmes manipulimit me deputet të Kuvendit, deputet të opozitës sidomos me LVV që do ta bënte pastaj fajtore kryesore duke e akuzuar kinse për tentimin e shpërbërjes të Gjykatës Speciale prishjen e miqësisë me Amerikën dhe Evropën”, shprehet ai.

“Shumë fat i madh që Glauku, Albini dhe shumë anëtarë të kryesisë ndër ta edhe një i burgosur tani edhe vet në Hagë e kuptuan me kohë hilen dhe lojën e ndytë të Hashim Thaçit e Kadri Veselit”, përfundon Naim Miftari.