“Qenka mizore”/Reagon Pozhari pas videos ku dy persona ushtruan dhunë ndaj një vajze

LAJME

Analisti politik, Xhevdet Pozhari përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me një ngjarje të pakëndshme që ndodhi pak më herët.

Në disa pamje që u publikuan nga qytetarët një grua dhe një burrë ushtronin dhunë ndaj një vajze e që sipas analistit rastet e dhunës nuk janë të rralla, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo ajo që për analistin është mizore, qenka kur të njejtën dhunë e ushtron gruaja ndaj një grua tjetër.

Shkrimi i plotë

Fatkeqësisht nuk janë të rralla lajmet kur burrat ushtrojnë dhunë ndaj grave. Veç kur gratë po e bëjkan një gjë të tillë ndaj grave, qenka mizore!