Ramush Haradinaj çartet me Hekuran Muratin, ja si e quan

Ramush Haradinaj çartet me Hekuran Muratin, ja si e quan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur hajn të vogël ministrin e financave, Hekuran Muratin.

“Ajo çka unë shoh te ky ministër i financave, se jo pa arsye e kanë prue, ky është një hajn i vogël i Kurtit, si një kohë Liburni, Durmishi e të tjerë”, tha Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu ka kritikuar Qeverinë Kurti për skadimin e 130 mijë vaksinave Astra Zeneka.

Haradinaj ka thënë se po të ishte ai kryeministër e ta dinte se i kishte aq vaksina, do shkonte nëpër studio televizive t’ju spjegonte qytetarëve që ato janë të sigurta e t’u bënte thirrje për vaksinim.