“Ramush Haradinaj përfundon në b’urg”, ky është skandaIi më i madh i pasluftës në Kosovë

“Ramush Haradinaj përfundon në b’urg”, ky është skandaIi më i madh i pasluftës në Kosovë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në Qeverinë Kurti, Hekuran Murati ka thënë se toka që Agjencia Kosovare e Mirëbesimit/Agjencia Kosovare e Privatizimit e kishte privatizuar për gjashtë euro arin, në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ishte vlerësuar me 3.700 euro/ari, duke akuzuar ish Qeverinë e Ramush Haradinajt se kishte marrë vendim që të njëjtën tokë, ta shpronësojë për 1.200-fish më shumë.

“Toka që AKM/AKP e kishte privatizuar për 6 euro/arin, në tabelat e vlerësimit të dorëzuara me 17 maj në MMPH, ishte vlerësuar me 3,700 euro/ari, pra rreth 600-fishi i çmimit të blerjes. Por sikur të mos mjaftonte kjo, Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim me 17 dhjetor 2019, që të njejtën tokë t’a shpronësojë për 7,500 euro/ari, pra 1,200-fishi (me fjalë: njëmijë e dyqind fishi i çmimit të privatizimit). Sipërfaqja e tërësishme e tokës, e cila për t’u privatizuar kishte kushtuar 4,000 (katër mijë) euro, tani do të shpronësohej për 4,866,000 (katër milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) euro”, ka deklaruar Murati, duke shtuar se nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro.

“Pra nga 43 milionëshi i tërësishëm, një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro, nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund. Fatmirësisht, e stopuam me kohë. Fakte si kjo, ka edhe shumë të tjera”, ka shkruar Ministri Hekuran Murati.

E lidhur me këtë, analisti politik Faton Mehmeti thotë se po të ndodhtë një gjë e tillë në ndonjë shtet tjetër, ai njeri do të përfundonte përgjithmonë jashtë politikes.